Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shprehur sot pakënaqësi ndaj procesit të votimit duke thënë se në disa qendra, vëzhguesit e tij janë përjashtuar pa të drejtë.
Por në postimin e Shehajt në rrjetet sociale, nuk mungojnë as komentet ironike nga dhjetra ndjekës së tij, të cilët e pyesin se si do të mundë të “mbrojë ai votat nga Rama, kur ia vjedh edhe Luli”.
“Kur nuk mbron dot votat nga Luli e ankohesh, si do i mbrosh nga Rama”, e pyet një qytetar Shehajn.
Një tjetër komentues i shkruan:
“Edhe thoni që vodhi Rama zgjedhjet ju po vidhni njëri tjetrin brenda në parti, do të thotë që kur vidhni ju mendoni se vjedhin dhe të tjerët”.