Hapësire reklamuese

Politikë

Ankesat e qytetarëve për shërbimet në konsullatat greke, Cakaj justifikohet: Pandemia shkaktoi ngarkesë të jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_357544" align="alignnone" width=""]Gent Cakaj[/caption]

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas ankesave të qytetarëve shqiptarë për vonesat në shërbimet konsullore greke.

Cakaj thotë se kapaciteti i burimeve njerëzore është shumëfishuar, por numri i lartë i kërkesave nga qytetarët dhe pandemia shkaktoi një ngarkesë të madhe për trupën konsullore.

Ministri i Jashtëm sqaron se nga data 1 janar deri më 26 korrik 2020 janë bërë 13.178 aplikime për pasaporta nga Ambasada në Athinë. Më tej bën me dije se për të njejtën periudhë, Konsullata e Përgjithshme në Selanik ka kryer 12.445 aplikime për pasaporta.

Shënimi i Gent Cakaj

Miq,

E kuptoj se jeni mërzitur shumë nga gjendja e rënduar me shërbimet konsullore në Athinë dhe Selanik.

Numri i lartë i kërkesave së bashku me kufizimet e imponuara nga pandemia kanë shkaktuar një ngarkesë të jashtëzakonshme për trupën tonë konsullore.

Sidoqoftë, me ndryshimin rrënjësor të të gjithë stafit në Athinë dhe riorganizimit të thellë të punës në Selanik, tani po vërejmë rezultatet e para pozitive. Ka ende shumë punë, e di: megjithatë, tani duket qartë se puna është në drejtimin e duhur.

Pas shumëfishimit të numrit të punonjësve që merren enkas me ofrimin e shërbimeve konsullore, rritjes së masave të sigurisë dhe stërzgjatjes së orareve të punës, kemi shënuar rezultate të pashembullta.

Nga data 1 janar deri më 26 korrik 2020 janë bërë 13.178 aplikime për pasaporta nga Ambasada në Athinë. Pra, duke llogaritur vetëm numrin e ditëve që ka qenë e mundur të punohet gjatë kësaj periudhe, janë bërë mesatarisht 126 aplikime për pasaporta për çdo ditë.

Për të njejtën periudhë, Konsullata e Përgjithshme në Selanik ka kryer 12.445 aplikime për pasaporta. Pra, duke llogaritur vetëm numrin e ditëve që ka qenë e mundur të punohet gjatë kësaj periudhe, janë bërë mesatarisht 113 aplikime për pasaporta për çdo ditë.

Ndërkohë, vetëm nga data 27 korrik deri më 28 gusht 2020, Ambasada jonë në Athinë ka kryer 9100 aplikime për pasaporta. Pra, 445 pasaporta në ditë, shifër që e rrit pothuajse për katër herë shkallën e këtij shërbimi, krahasuar me mesataren e të gjithë periudhës pararendëse të vitit 2020.

Nga data 27 korrik deri më 28 gusht 2020, Konsullata jonë e Përgjithshme në Selanik ka kryer 4370 aplikime për pasaporta. Pra, 218 pasaporta në ditë, shifër që gati e dyfishon shkallën e këtij shërbimi, krahasuar me mesataren e të gjithë periudhës pararendëse të vitit 2020.

Po ashtu, vlen gjithsesi të theksohet se nga data 27 korrik 2020 deri më 28 gusht 2020 në Ambasadën në Athinë janë kryer dhe dorëzuar 6656 pasaporta/ karta identiteti dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Selanik janë kryer dhe dorëzuar 6389 pasaporta/ karta identiteti.

Në përpjekjen për t'ju shërbyer qytetarëve shqiptarë, pra, trupa konsullore e Republikës së Shqipërisë praktikisht ka sfiduar edhe kufijtë e punës së saj fizike. Duke qenë shumë të ndërgjegjshëm për nevojën e përmirësimit të mëtejmë të punës lidhur me shërbimet konsullore, ju sigurojmë se po punojmë pakursim për t'i dhënë një pamje krejt të re hapësirave të punës e rritur dukshëm cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë të nderuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.