Xhaketa ikonë ushtarake e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky është shitur për 90,000 paund në një ankand për mbledhjen e fondeve për Ukrainën e shkatërruar nga pushtimi rus.
Ndërsa Ukraina lufton kundër fuqisë dhe burimeve më të mëdha ushtarake në dispozicion të Vladimir Putinit, ankandet janë zhvilluar për të mbledhur para për kauzën e tyre.
Boris Johnson u përpoq të inkurajonte ofertën në ankand për xhaketën tashmë të famshëm kaki të Zelensky në ankandin në Londër, ku çmimi fillestar ishte 50,000 £.
Zelensky është parë rregullisht duke dhënë përditësime në video-mesazh nga Kievi, i veshur me uniformën e tij ushtarake.
Në ankand kishte dhe sende të tjera, duke përfshirë një enë gjeli që i ishte dhënë Zelensky Boris Johnson gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Ukrainës.