Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Anila Denaj thumbon opozitën: Po keqinformojnë publikun! Projekti i Vlorës do përfundojë, rruga e Selenicës është premtim që do të mbahet…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f47777b5e0ee0c34b92304221e6d72fa

Ministrja e Infrastrukturës dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka bërë një sqarim për opinionin publik dhe vetë opozitën, të cilën e akuzon se po keqinformon publikun me akuzat e bëra lidhur me projektet e qeverisë Rama në Vlorë.

Dinaj thotë se Qeveria Rama në vitin 2016, reformoi procedurat e marrëveshjeve ndërkombëtare, përmes një ligji të ri në standardet e vendeve më të zhvilluara, ndërsa më herët PD-ja merrte borxh sipas dëshirës.

Ministrja premton se projektet e nisura në Vlorë do të përfundojnë dhe shumë shpejt do të bëhen realitet.

Sqarim për Publikun dhe Opozitën

Të nderuar Qytetarë,

Me keqardhje, edhe pse të angazhuar dhe në mesin e mobilizimit të Qeverisë dhe strukturave të Emergjencave Civile për situatën e vështirë nga reshjet në vend, më duhet të përcjell një sqarim, për të shmangur keqinformimin e publikut të gjerë, interpretimet politike apo hamendësimet e opozitës.

Qeveria Rama në vitin 2016, reformoi procedurat e marrëveshjeve ndërkombëtare, përmes një ligji të ri në standardet e vendeve më të zhvilluara. Përpara këtij viti dhe në kohën e Partisë Demokratike, Qeveria e PD-së merrte borxh sipas dëshirës, me një autorizim të thjeshtë titullari.

Mund të mirëkuptoj padijen e opozitës për proceset dhe detyrimet ligjore të përmbushura me përpikmëri nga Qeveria, por nuk mund të toleroj keqinformimin publik!

Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbetet e hapur të ndajë me palët e interesuara informacionin, që dëshmon zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e interesit publik, sikundër e sanksionon Kushtetuta.

Ngjyrimet politike nuk mund të fshehin faktin, se kemi të bëjmë vetëm me rishikimin e objektit të financimit dhe aspak të termave financiarë, duke mos i sjellë asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit.

Qeveria Rama do të vijojë të bëjë realitet infrastrukturën në zonën e Vlorës!

✅ Projekti i Rrugës së Lumit të Vlorës, ka lidhur dhe po lidh një zonë të gjerë gjeografike dhe me rëndësi historike, nga Bypassi i Vlorës, në Peshkëpi, Gjorm dhe Qeparo.

✅ Rruga Gusmar-Kuc dhe Bencë-Letdush, po përfundon, duke lidhur Tepelenën me Bregdetin e Jugut, një rrugë të mbetur në ëndrrat e banorëve për më shumë se gjysëm shekulli.

? Rruga e Selenicës është një premtim, i cili do të mbahet.

Shqiptarët shohin dhe dëgjojnë cfarë është bërë në këto 8 vite, me fakte dhe realitete të reja!

? Sot jemi pikërisht në shërbim të tyre, në zgjidhje të çdo vështirësie të krijuar nga reshjet.

#PSMandati3

Më shumë

spot_img
spot_img