Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Anila Denaj i kthehet Metës: Jam e befasuar nga shfaqja e tij, bëri lëmsh Kushtetutën. Nesër i përgjigjem me fakte kokëforta, me firmën e tij…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4c46ea9c56af9164a8992c723f1e9cb8

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, pas daljes urgjente të këtij të fundit, lidhur me sqarimin e pengimit të projektit në rrugën Orikum-Vlorë.

Kreu i Shtetit nxori korespodencën me Ministrinë e Financave për këtë çështje, ku ndër të tjera pranohej se nuk kishte pasur negociata, gjë që sipas Presidentit është shkelje e Kushtetutës dhe e ligjit.

Ndërkaq ministrja Denaj thotë se Meta sot bëri lëmsh kushtetutën dhe gabon nga fillimi në fund. Nesër Denaj do të japë më shumë detaje lidhur me këtë çështje, teksa sqaron se Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, por thjesht ka shkëmbyer me kundërpalën e vet për ta rialokuar nga një objekt në një objekt tjetër.

Reagimi i plotë

Jam shumë e befasuar nga shfaqja e Ilir Metës nga podiumi i Presidentit të Republikës, ku bëri lëmsh Kushtetutën, institucionet dhe konceptet e ligjshmërisë marrëveshjes, negociatës, duke krijuar një kakofoni krejt të papërshtatshme për kreun e një shteti. Nesër do t’i përgjigjem me fakte kokëforta zotit President, madje me vetë firmën e tij në raste të ngjashme, ndërsa sot po sqaroj vetëm kaq:

Çështja është shumë e thjeshtë.

Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë. Këtu Presidenti gabon! Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, sikundër edhe këtu presidenti gabon; por thjesht ka shkëmbyer me kundërpalën e vet për ta rialokuar nga një objekt në një objekt tjetër, madje brenda për brenda të njëjtës zonë gjeografike në këtë rast, një pjesë të huasë.

Pala saudite nuk ka pasur asgjë tjetër për të thënë kur ka dhënë dakordësinë dhe edhe këtu Presidenti gabon. Rialokimet e fondeve brenda marrëveshjeve financiare të nënshkruara, janë bërë edhe në të shkuarën, bëhen kudo dhe nuk përbëjnë asnjë përjashtim nga rregulli.

Presidenti gabon nga fillimi në fund edhe pse ia kemi shpjeguar shkresërisht logjikën e kësaj praktike krejt të qartë e të thjeshtë. A nuk e kupton vërtetë apo e bën me qëllim këtë zvarritje të një projekti me rëndësi për Vlorën, këtë nuk dua ta them. Por nesër do të them më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img