Siç presidenti Bien deklaroi disa ditë më parë, një anije ushtarake amerikane është nisur drejt Lindjes së Mesme me pajisje për ndërtim të portit të përkohshëm në brigjet e Gazës.
Porti në brigjet e Gazës do të ndërtohet për dërgimin e ndihmave humanitare pasi nga raportimiet e OKB shumë palestinezë po vdesin nga uria.
BBC raporton se anija është nisur nga një bazë ushtarake në Virxhinia të shtunën, pas njoftimit të presidentit Joe Biden, i cili këtë javë tha se SHBA-ja do ta ndërtojë portin për të ndihmuar dërgimin e ndihmave në Gaza përmes detit. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se fëmijët në Rripin e Gazës po vdesin nga uria.
Para disa ditësh SHBA dërgoi vakte ushqimore dhe ilaçe nga ajri, dhe pamjet që qarkulluan në internet u bënë virale si si luftonin për t’i kapur ato.
Dhënia e ndihmave nga toka dhe ajri ka rezultuar e vështirë dhe e rrezikshme për këtë arsye po synohet krijimi i portit të përkohëshëm në brigjet e Gazaës.
“Anija amerikane u nis më pak se 36 orë pasi Bideni e dha njoftimin”, ka shkruar Komanda Qendrore e SHBA në platformën X. “Ajo po mban pajisjet e para për të krijuar port të përkohshme që ofron furnizime jetike humanitare në Gaza”, - thuhet më tej në deklaratë.