Hapësire reklamuese

Aktualitet

Anija shqiptare kap skafin: Shoqërohen tre bullgarë dhe një shqiptar në Sarandë, skafi pa dokumente

Shkruar nga Newsbomb

U ka kushtuar probleme me policinë kufitare vizita turistike që tre bullgarë donin të bënin në brigjet shqiptare. 

Anija shqiptare “Vjosa” ka shoqëruar dje në portin e Sarandës një skaf me flamur bullgar, në brendësi të të cilit ishin tre persona, me shtetësi bullgare dhe pronari, I cili ishte shqiptar.

Arsyeja e shoqerimit të skafit ishte mungesa e dokumentacionit. Anija Ushtarake ka parë se më tutje nuk ka pasur kompetencë për t’u marrë me skafin, ku udhëtarët pretendonin për arsye turistike.

Burime nga ministria e Mbrojtjes bënë të ditur për newsbomb.al, se menjëherë pas shoqërimit, personat dhe skafi u dorëzuan në policinë kufitare, e cila po merret me hetimet e mëtejshme për rastin jo të zakontë në bregdetin shqiptar. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu