Anija realizon fotot e fundit nga Plutoni përpara se të humbasë përgjithmonë në hapësirë

Publikuar tek: bota, më 12:53 13-07-2015 Anija realizon fotot e fundit nga Plutoni përpara se të humbasë përgjithmonë në hapësirë

Anija kozmike pa emër e “New Horizons” po i afrohet me një shpejtësi të madhe momentit historik kur do të kalojë shumë pranë planetit xhuxh të Plutonit, duke sjellë imazhe të reja nga një botë tjetër që po bëhet gjithnjë e më interesante.

Më datë 11 korrik, “New Horizons” dergoi disa pamje të cilat sugjerojnë karakteristika të reja me një interes të madh për gjeologjinë dhe gjeofizikën.

Pamjet historike tregojnë formacione të mistershme hekzagonale në sipërfaqen e Plutonit. Tiparet lineare tregojnë për formacione shkëmbore dhe format rrethore mund të jenë kraterë nga përplasjet. Ndërsa në të majtë të planetit duket një hije në formë zemre, dhe një strukturë e quajtur “Balena”, të cilat janë me interes për shkencëtarët.

Më datën 14 korrik, anija pa emër do të jetë më pranë se kurrë Plutonit (12.500 kilometra), duke shkrepur fotografitë e saj të fundit përpara se të humbasë përgjithmonë në hapësirë.

Për këtë moment historik, anijes iu deshën rreth 9 vite dhe 48 miliardë kilometra rrugë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermani/ Sigurimet paguan 100 milionë euro dëmshpërblim për biçikletat e vjedhura
5 aktorët që i kanë shpëtuar vdekjes gjatë xhirimeve »
Article Logic
Execution time: 0.011763095855713
array(1) { ["section"]=> string(94) "anija-realizon-fotot-e-fundit-nga-plutoni-perpara-se-te-humbase-pergjithmone-ne-hapesire-16053" }