Hapësire reklamuese

Bota

Anija me turistë shpërthen në flakë në ujërat greke (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Pamje dramatike janë publikuar nga mediet e huaja, ku dhjetëra turistë britanikë u shpëtuan nga një anije  që shpërtheu në flakë të enjten në ishullin grek të Rodosit.

Pushuesit ishin në bord teksa zjarri përpiu anijen rreth 300 metra larg nga plazhi Stenga në qytetin Archangelos.

Anija me turistë duke u djegur në ujërat greke/ Marrë nga DailyMail Anija me turistë duke u djegur në ujërat greke/ Marrë nga DailyMail

Pasagjerët rrëfyen tmerrin teksa u zhytën në ujë për të shpëtuar, ndërsa e gjithë kuverta prej druri filloi të merrte flakë.

Pasagjerët e shpëtuar nga Roja Bregdetare Greke/ Marrë nga Daily Mail Pasagjerët e shpëtuar nga Roja Bregdetare Greke/ Marrë nga Daily Mail

Roja bregdetare greke tha se të gjithë 82 pasagjerët u shpëtuan dhe u transportuan në tokë. Anija u dogj plotësisht dhe u fundos disa orë më pas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese