Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Anija e parë italiane mbërrin në Durrës, ekipe dhe mjete të specializuar në ndihmë të autoriteteve shqiptare (Foto)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ce2d2ef11b14f09a3a6a3a687f095c86

Fqinjët italianë të Shqipërisë nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur drejt brigjeve të Durrësit anijen e parë me mjete të specializuara për t’ju ardhur në ndihmë autoriteteve shqiptare.

Pak minuta më parë, sapo ka mbërritur në portin e qytetit bregdetar anija e guardia Costiera italiane, e cila po sjell ekipe dhe mjete të specializuara për të ndihmuar në nxjerrjen sa më shpejt nga rrënojat të personave të mbetur nën to.

Përveç ndihmës nga fqinjët italianë, ndihma të shumta kanë ardhur nga Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Rumania, ndërsa priten ndihma nga Serbia Franca e Gjermania.

“Qëndro Atdhe!

Pas goditjeve të tmerrshme, humbjeve njerëzore dhe dëmeve të mëdha vjen solidariteti i miqve Italiane.

Sapo mbërriti nē portin e Durrësit anija e guardia Costiera italiane CP940 LUIGI DATTILO që po sjell ekipe dhe mjete të specializuara, në ndihmë të Shqiptareve. Mire se vini miq në kohë të vështira”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

Screenshot_2.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img