Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Angelina Jolie shuan dyshimet, lë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në politikë

Shkruar nga Newsbomb

Aktorja e Holliwudit Angelina Jolie ka lënë të kuptohet se ajo po e mendon një lëvizje në politikë në të ardhmen.

Në një intervistë për BBC Today, Jolie tha se ajo do ta kishte hedhur poshtë këtë 20 vjet më parë, por tani do të shkonte atje ku ishte e nevojshme.

'Unë jam në gjendje të punoj me qeveritë dhe jam gjithashtu në gjendje të punoj me ushtarakë, kështu që unë rri në një vend shumë interesant për të qenë në gjendje të bëj shumë', u shpreh aktorja.

Gjithashtu Jolie tha se për momentin dëshiron të qëndrojë e e qetë, por kur moderatori i tha se si do të ndihej nëse do të ishte në listën ee demokratëve në zgjedhje, ajo nuk tha 'jo' duke mos e fshehur kështu dëshirën për tju futur politikës.

Angelina Jolie është e dërguara e Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese