Aktorja Angelina Jolie e cila është edhe zëdhënësia e lartë e OKB-së ka arritur sot në mëngjes në Athinë për të vizituar kampet e emigrantëve. Ajo do të takojë fillimisht refugjatët, të cilët gjenden në zonat e kryeqytetit grek, ndërsa më vonë do të vizitojë Idomenin.
Angelina Jolie ka arritur sot rreth orës 10.30 në Athinë, ndërkohë që mediat greke shkruajnë se ajo do të ketë edhe një takim me kryeministin grek, Aleksis Tsipras. Vizita e saj në ishullin Lesvos u anullua, por ajo do të shkojë në Idomeni disa orë më pas, për të tërhehur vëmendjen e gjithë botës në atë zonë ku më shumë se 14 mijë emigrantë janë të bllokuar.
Gjatë ditës së djeshme, Angelina Jolie ka vizituar kampet e refugjatëve në Liban, jo shumë larg nga kufiri me Sirinë dhe kanë thënë se duhen trajtuar shkaqet rrënjësore të krizës globale të refugjatëve.