Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Angelina Jolie jo më ikonë e “Hollywood”, kolegët i kthejnë shpinën

Shkruar nga Newsbomb

Sjellja e saj arrogante dhe planet për ta diskredituar ish-burrin e saj, Brad Pitt, kanë lënë shenja në reputacionin e Angelina Jolie.

Sipas Radar Online, kolegët ia kanë kthyer shpinën aktores hollivudiane dhe ajo është shndërruar në yllin më të urryer në Hollywood.

Bëhet e ditur se shumica e aktorëve, pas shkurorëzimit të saj, janë vënë në anën e Pitt, duke qenë se nuk u kanë pëlqyer përpjekjet e Jolie për një fushatë diskreditimi ndaj ish-burrit.

Mbështetjen për Brad, aktorët e shprehën në ceremoninë e Golden Globes, kur ai u shfaq në skenë për një prezantim. Kolegët e mbështetën me ovacione.

Angelina dikur ishte njëra prej aktoreve më të kërkuara në Hollywood, por tani situata ka ndryshuar. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese