Brad Pitt ka plotësuar të gjitha dokumentet në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit në lidhje me 6 fëmijët, por ai akuzon Angelina Jolie se ka shpërndarë materiale sensitive në media duke kompromentuar sigurinë e fëmijëve.
Por Jolie i ka kundërshtuar fuqimisht pretendimet e sij se ajo ka shpërndarë materiale sensitive. Aktorja 41-vjeçare thotë se Brad Pitt i ka bërë këto akuza vetëm se “është i tmerruar se mos publiku mëson të vërtetën”, raporton Newsbomb.al.
Megjithatë çështja do të mbetet private dhe për këtë kanë rënë dakort të dy aktorët, shkruan TMZ, duke pasur parasysh edhe hetimet e hollësishme që po kryen Byroja Federale e Hetimeve dhe Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare me pretendimin e abuzimit. /Newsbomb.al.