Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Angelina Jolie AKUZA ish burrit të saj Brad Pitt (ARSYEJA)

Shkruar nga Newsbomb

Aktorja e famshme e Hollivudit Angelina Jolie pretendon se ish bashkëshorti dhe aktori i famshëm Brad Pitt nuk po bën pjesën e tij kur është fjala për mbështetjen e fëmijëve të tyre.

 

"Pitt ka detyrimin ligjor të paguajë pension prindëror . Aktualisht, Pitt nuk ka dhënë asnjë mbështetje financiare për fëmijët që nga ndarja," shkruan asistentja e Jolie, Samantha Bley DeJean, në dokumentet ligjore që u paraqitën këtë të martë në gjykatë.

DeJean më poshtë në dokumentat thotë se Jolie dëshiron që gjykata të detyrojë Pitt-in të paguajë paratë që ai detyrohet.

"Duke qenë se marrëveshja joformale rreth pagesës për shpenzimet e fëmijëve nuk është mbajtur rregullisht nga Pitt për më shumë se një vit e gjysmë, Jolie synon të paraqesë në gjykatë një kërkesë për të marrë një Urdhër Gjykate që ta detyrojë atë të paguajë detytimet që ka ", thuhet në dokument.

Çifti u nda në shtator 2016 pas 12 vjetësh bashkë.

Pitt dhe Jolie kanë tre djem dhe tre vajza. Jolie ka kërkuar vetëm kujdestarinë e fëmijëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese