Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Angela Merkel thyen heshtjen për Ukrainën: Solidariteti im shkon për popullin e sulmuar nga Rusia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik këtë vit, duke thyer heshtjen për pushtimin rus të Ukrainës.

Ky ishte fjalimi i saj i parë publik që prej dorëheqjes në fund të vitit 2021.

“Solidariteti im shkon për Ukrainën, e sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, dhe për të mbështetur të drejtën e saj për vetëmbrojtje”, tha Merkel.

Ish-kancelarja është kritikuar vazhdimisht për përpjekjen për bashkëpunim me presidentin rus, Vladimir Putinin, gjatë periudhës prej 16 vitesh në detyrë, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit Nord Stream 2. 

Projekti i tubacionit u pezullua përfundimisht nga pasardhësi i saj Olaf Scholz, dy ditë para pushtimit rus.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img