Hapësire reklamuese

Politikë

Pak ditë para vizitës së Angela Merkel në Tiranë, ambasadori gjerman i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Shkruar nga Newsbomb
Pak ditë para vizitës së Angela Merkel në Tiranë,

Peter Zingraf, ambasdori gjerman në Tiranë, ka shkuar sot në zyrën e kreut të PD Lulzim Basha. Arsyet e këtij takimi të papritur në selinë blu nuk dihen ende, ndërsa ai vjen pak ditë pas vizitës që kancelarja gjermane Angela Merkel do të bëjë në Tiranë.

Vizita e fundit e kancelares gjermane Angela Merkel, përpara se të largohet nga politika do të jetë në Shqipëri. Ajo do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, më 14 shtator 2021.

Në këtë vizitë, Merkel do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, me përjashtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili s'mund të jetë i pranishëm pasi formati është vetëm me kryeministrat. Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnabiç.

Në përfundim të takimit, ajo pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Nuk dihet nëse në këtë takim do të marrë pjesë Lulzim Basha, apo kancelarja do të takohet veçmas me të. Pritet që të zyra e shtypit të PD të japë informacione për vizitën e ambasadorit gjerman sot në selinë blu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.