Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Angela Merkel merr dozën e parë të vaksinës që të gjithë “i tremben”: Jam e kënaqur, ky është çelësi për të kapërcyer pandeminë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert, përmes një postimi në Tëitter.

Kancelarja 66-vjeçare mori vaksinën në qendrën e instaluar posaçërisht në ish-Aeroportin Tempelhof të Berlinit, e cila aktualisht po punon me AstraZeneca, një vaksinë që është në përdorim vetëm për të moshuarit mbi 60 vjeç në Gjermani, për shkak të një rreziku të mpiksjes së gjakut.

Pas injektimit të vaksinës Merkel tha se ndihej e kënaqur që mori dozën e parë të AstraZeneca, si dhe falenderoi të gjithë mjekët dhe infermierët që janë të përfshirë në fushatën e vaksinimit.

“Unë jam e kënaqur që kam marrë sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në fushatën e vaksinimit dhe të gjithë ata që vaksinohen. Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë”, u shpreh Merkel.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img