Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Angela Martini flet për herë të parë mbi arrestimin e bashkëshortit të saj: Burri im është i pafajshëm, e dua shumë…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ndër çiftet më të komentuar në median rozë është çifti Angela Martini dhe Dragos Savulescu.

Ai gjatë kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi në fund të muajit gusht u arrestua nga policia në Mykonos.

Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos, mirëpo Dragos u lirua vetëm një ditë pas arrestimit.

Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Angela Martini deri tani kishte preferuar që mos jepte asnëj koment mbi këtë çështje, mirëpo së fundmi ka thyer heshtjen për “Revistën Ëho” ku ka treguar më shumë detajenga nisja e deri tek arrestimi gjatë verës.

Martini ka rrëfyer se kjo histori ka nisur para shumë vitesh dhe që nga ajo kohë siç thotë ajo, njerëzit po flasin për partnerin e saj si një person që jeton me para të vjedhura, mirëpo bashkëshorti i saj nuk ka asnjë faj.

“Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike.

E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë.Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë. Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë”, tha ajo.

Modelja nuk ka lënë pa prekur as gjendjen e saj shpirtërore gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë.

“E dija që e doja burrin tim, por kam kuptuar që e dua aq shumë sa edhe nëse do e dija si do shkonte kjo histori (që para se ta njihja), prapë do pranoja të isha me të dhe të bëja gjithçka për të luftuar siç po bëjmë tani”, shton ajo.

Gjithashtu ajo gjatë itervistës ka rrëfyer se pavarësisht të gjitha problemeve shumë shpejt do të zgjerojnë familjen me një fëmijë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img