Hapësire reklamuese

Aktualitet

Angela Martini: Dua të kem tre fëmijë, më pëlqen kombinimi shkodran me korçar

Shkruar nga Newsbomb

Angela Martini dhe Bleona Qerreti janë shfaqur në emisionin e mëngjesit në Ora News “Dite e re” për të folur për projektet e tyre por edhe për jetën personale. Për herë të parë Angela Martini pranon se do të donte të kishte tre fëmijë.

“Nuk ka rëndësi nëse është vajzë apo djalë por unë dua të kem fëmijë. Dhe sigurisht mendoj që të kem tre fëmijë. Por në fund të fundit ke karrierën, ke suksesin, ke party etj por gjëja që të mbet ty në fund është familja. Madje edhe fëmija e fëmijëve. Cdo gjë ka rrethin e vet, pra kur je e re lufton për karrierën, je e dashuruar, party-t, por më pas vjen cikli I familjes. Cdo gjë është me faza. Dhe këtë e ndjej edhe në shpirtin tim që e dua” tha ajo në Ora Neës. Ndërkaq, bie dakord me gazetaren por edhe me Bleonën se kombinimi korçar me shkodran është I duhuri. Bleona rrëfen se Martini ka takuar prindërit e Bleonës dhe u ka thënë se pavarësisht se Bleona do karrierë, Angela është një vajzë që do të ketë familje dhe fëmijë.

“Në fakt, thotë Bleona në fund të transmetimit, edhe unë dua të kem fëmijë. Madje në këtë moment, plotësojnë të dyja, na duhen dy burra”, duke treguar të dyja se janë single.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu