Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Anëtarja e KQZ thirrje Yuri Kim: Ndihem e kërcënuar, merrni në mbrojtjte të dhënat e çdo shqiptari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj i ka kërkuar ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të marrin  në mbrojtje të dhënat personale të shqiptarëve.

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Rregullator, Vukaj tha se patronazhistët duhet të ishin përballë ligjit dhe jo të merreshin në mbrojtje, teksa shtoi se për shkak të  funksionit që ka ndihet e kërcënuar.

“Unë që nuk  kam dhënë konsensusin askund që të më përdoret ID e të qarkullojnë poshtë e përpjetë këto të dhëna edhe për hir të deklaratave që bëj si anëtar i KQZ–së të ndihem e riskuar kur përballë kam aureolën mbrojtjëse nga lideri në pushtet ndaj patronazhistëve.

Në vend që këta patronazhistë sot të ishin një ndjesë publike për veprimet që kanë bërë ndaj të dhënave personale të gjithësecilit sot këta janë marrë në mbrojtje. Më lind automatikisht një thirrje, e vokacion i brendshëm: Ju lutem ju lutem struktura ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri. Zonja Kim, ambasadorja e SHBA, zotërinj të tjerë, shkëlqesi që drejtoni organizatat e akredituara në Shqipëri dhe jeni kontributorë në anëtarësimin tonë në NATO.

Jam shtetase e një vendi në NATO e nuk kam garanci në mbrojtjen e të dhënave personale. Ju lutem merrni në mbrojtje të dhënat e çdo shqiptari, përshirë të dhënat e mija. Ndihem e kërcënuar edhe për shkak të funksionit.” tha Vukaj.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img