Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Anëtarja e Grupit të Rithemelimit i shkruan Bashës: Lul, më datë 8 janar na ke aty, te PD-ja! Shqiponjat do kthehen në fole

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Grupit të Rithemelimit i shkruan Lulzim Bashës për kyçjen e dyerëve të selisë blu. Ajo thotë se më datë 8 janar, që është dhe dita e protestës që Berisha do të mbajë para PD-së, “shqiponjat do të kthehen në fole”.

“Lul! Burrni nuk të jep ngujimi tek kulla e zyrës por dalja me dinjitet dhe kërkimi ndjesë gjithë demokratëve e shqiptarëve për 9 vite mashtrim dhe abuzim me besimin dhe mbështetjen e tyre”, shkruan ndër të tjera Mimoza Hajdarmataj.

Shënimi i plotë:

Dyert e PD të mbyllura…turp e faqja e zezë… Shtëpia e Lirisë , djepit të çertifikimit të Shqipërisë në NATO, lëvizjes së lirë, pa viza në BE dhe shumë fitoreve të tjera, nuk mund të kyçet nga uzurpatorë dhe çeta njerëzish pa asnjë identitet.

Selia e PD ka qenë e hapur dhe në konfliktin e egër me kallashnikovë të ’97 sepse ajo ishte vatra ku njerëzit shihnin shpresën e ndezur, se Shqipëria do i kthehej stabilitetit, e jo më tani që kemi breza të lindur e të rritur në liri.

Lul! Burrni nuk të jep ngujimi tek kulla e zyrës por dalja me dinjitet dhe kërkimi ndjesë gjithë demokratëve e shqiptarëve për 9 vite mashtrim dhe abuzim me besimin dhe mbështetjen e tyre.

Shqiponjat do kthehen në fole dhe nuk ka asnjë pengesë në botë ti ndalë. Me dt 8 Janar, do të na kesh aty, të ta bëjmë të ditur sërish se selia e PD është shtëpia e demokratëve dhe jo bunker ku struken pengjet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img