Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Anëtari UÇK-së: Dikush na spiunoi, kishim planifikuar sulmin në datë 12 maj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b6951d989bcec6abf58319a73e823e30

Një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) ka rrëfyer për gazetën “Fjala” atë që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës.

 “Ka qene diçka e pa planifikuar. Aty ishim vetëm 10 veta. Ndërsa rreth banimit tonë ishin edhe 64 tjerë. Ishim në kurth. Por ishte fati qe disa prej personave nga ne ishim zgjuar”, thotë pjesëtari i UÇK, që deklarohet se mban edhe pozitë të lartë në strukturat udhëheqëse të UÇK.

Ai bënë me dije se në sulmin e palës maqedonase janë të plagosur vetëm 2 pjesëtarë të UÇK ndërsa nga pala maqedonase së paku 5 janë të vrarë.

Ky pjesëtar i UÇK bënë me dije se në këtë vend pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë filluar të grumbullohen dy ditë më parë por se dikush e ka njoftuar policinë maqedonase pasi ishte planifikuar që një aksion i pjesëtarëve të UÇK-së të bëhej në javen e ardhshme mbi policinë dhe ushtrinë maqedonase.

“Këtu kemi filluar të afrohemi dy ditë më parë. Por dikush i ka njoftuar policinë pasi ne kemi planifikuar që aksionin ta bënim me datën 12”, bënë të ditur anëtari i UÇK-së, me pozitë në strukturat udhëheqëse.

Pjesëtari i UÇK bënë me dije se të gjithë shokët e tij janë tërhequr nga lagjja e sulmuar qysh në mesditë. “Ne jemi tërhequr nga vendi ku ishim në ora 11:00 kur kanë filluar maqedonasit t’i sulmojnë civilët. Njëri grup prej katër orësh ndodhet në shtab ndërsa grupi tjetër ku ishte edhe Fadil Fejzullahu ende nuk ka mbërritur”, tregon ai.

Ky pjesëtar thotë se Fadil Fejzullahu, që u raportua se është vrarë në të vërtet është gjallë. “Deri në orën 11:00 Fadili ka qenë gjallë, unë jam përshëndet me të”.

Lexo edhe:

Dorëzohet grupi i armatosur në Maqedoni pas ndërmjetësimit të OSBE

Bushati: Dënojmë aktet e dhunës, grupet e armatosura të mos identifikohen etnikisht

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img