Mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop” u publikua një video ku shihej një anëtar i LSI-së që blinte vota për kandidatin e LSI-së në Lezhë, viktor Tushën.
Në video shihej se një votë blihej me 50 euro, ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i vetë Viktor Tushaj. Në një postim në rrjetet sociale, Tusha thotë se ajo video është inskenim nga anmëtarët e PS.
Ai sulmon edhe drejtorin e Tv Klan, Aleksandër Frangajn, për të cilin thotë se burrërinë e malësorit e ka kthyer në lëpirje ndaj Ramës, ndërsa i kërkon SPAK që të hetojë dhe të arrestojë menjëherë personat përgjegjës.
“Inskenimet policeske ordinere kujtoni se ju shpetojne nga krimi elektoral. Keni blere nje popull, keni kercenuar e joshur dere per dere keni shantazhuar punonjes te administrates dhe pastaj kujtoni se ja hidhni me inskenime ordinere te sajuara nga ju vete me anetare te PS se. Nuk cuditem aspak qe Aleksander Frangaj burrerine e malsorit e ka kthyer ne lepirje dhe po ben cdo perpjekje per ti sherbyer Rames. Por, edhe per shkak te njohjes personale, ben mire te vije ne Lezhe dhe te verifikoje se kush ka blere kercenuar dhe shantazhuar. I kerkoj SPAK-ut te hetoje dhe te arrestoje menjehere personat dhe ta zbardhe ceshtjen”, shkruan Tusha.
LEXO EDHE: VIDEO PËRGJIMI/ SKANDALI në Lezhë, anëtari i LSI-së blen vota për llogari të Viktor Tushës
Anëtari i LSI u kap duke blerë vota për të, reagon Viktor Tusha: Inskenime policeske! Sandër Frangaj e ka kthyer burrërinë e malësorit në lëpirje ndaj Ramës
