Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Anëtari i Kushtetueses në vetting, Muçi: Më jepni kohë sa të vijnë aktet nga Turqia

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4e0b6c88df426a1359a774498f7ee61a

Komisioneri Publik paraqet parashtrimet për provat ndaj anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçit, në seancën e sotme para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Komisioneri kërkoi që provat të paraqiten në gjuhën shqipe, pasi pretendon se “provat e reja nuk janë rezultat i ndryshëm nga ai i mëparshmi”.

Ndërkohë Muçi ka kërkuar pak kohë sa të mbërrijnë aktet në nga Turqia, ndërsa thotë se do t’i paraqesë ato në shqip dhe anglisht.

“Kërkoj të administrohet si provë bilanci i kompanisë turke që është një nga huadhënësit. Aktet e dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të mi në Turqi ende nuk ka mbërritur. Kam konfirmuar që është nisur nga posta turke, por nuk ka mbërritur në atë shqiptare. Nëse me jepni kohën e nevojshme, deri në mbërritjen e tyre. Kam konstatuar se qëndrimi i KPK, lidhur me shpenzimet për jetesë të subjekteve, ka qenë duke iu referuar INSTAT-it”, shprehet anëtari i Kushtetueses.

Nga ana tjetër Komisioneri Publik deklaron se anëtari i Gjykatës Kushtetuese ka probleme me pasurinë dhe figurën morale.

Raporti i DSIK thotë se Muçi të ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore.

Kujtojmë se më 18 tetor Muçi u betuar përpara Presidentit të Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Muçi, i cili ka mbaruar studimet në vitin 1995 dhe ka punuar për 20 vjet si prokuror, arriti të kalojë shkallën e parë të vetingut në vitin 2018. Megjithatë, vendimi u apelua dhe ai po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me kërkesën për shkarkim të Komisionerit Publik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img