Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Anëtari i Komitetit të Ekspertëve pro lehtësimit të masave: Të shtyhet ora policore dhe maskat të mos jenë të detyrueshme në mjediset e jashtme

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Alban Ylli, ka thënë ditën e sotme se ka ardhur koha që të ketë lehtësim masash anti-COVID.

Në një intervistë për Klan Tv, Ylli u shpreh se do të kërkojë në mbledhjen e radhës së Komitetit Teknik që të shtyhet ora policore deri në mesnatë dhe maskat të mos jenë të detyrueshme në ambientet e jashtme.

“Prej më shumë se një javë Shqipëria ndodhet në zonën e riskut të ulet dhe në këtë e matim me disa indikator të cilët janë duke u bërë më të fortë, si nga numri i rasteve ditore pozitiviteti i testimeve shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve. Shpresoj në mbledhjen e kësaj radhë të kemi gradualisht lirimin e një a dy masave, unë personalisht do propozoj një zgjatje të orës policore deri në mesnatë dhe ndoshta një ndërrim të detyrimit për maskat në rekomandim, në mjedise të hapura”, tha Alban Ylli.

Mjeku thotë që COVID si krizë globale do të mbyllet brenda këtij viti, por si një problem i shëndetit publik do vazhdojë gjatë.

“Në opinion tim Covid si krizë globale do mbyllet brenda këtij viti por si një problem i shëndetit publik do vazhdojë gjatë, do të na duhet të vaksinojmë shumë për të qenë të sigurt se nuk do kemi problem”, tha mjeku Ylli.



Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img