Hapësire reklamuese

Aktualitet

Anëtari i 'Bandës së Lushnjës' Enver Dondollaku kallëzon në SPAK gjyqtaren Miranda Konica, dyshon se orientohet nga kundërshtarët e tij

Shkruar nga Newsbomb

Anëtari i “Bandës së Lushnjës” Enver Dondollaku ka kallëzuar në SPAK Gjyqtaren e Elbasanit Miranda Konica për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Po ashtu ka kallëzuar edhe Kryesekretaren e Gjykatës për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Me datë 13 janar 2021 avokati i tij, Arbër Hoxha i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me kërkesë për lirimin e apartamentit të prindërve të tij, e bllokuar vetëm me një shkresë të thjeshtë te ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në vitin 2012.

Sipas kallëzimit vetëm dy ditë më vonë, më datë 15 Janar 2021, Gjyqtaria Miranda Koleci nuk ka respektuar parashikimet e Nenit 471/4 të K.Pr. Penale ku seanca zhvillohet me pjesëmarrjen e detyrueshme të Prokurorit dhe të Mbrojtësit.

"Pa asnjë njoftim paraprak apo përfundimtar për seancën gjyqësore, duke zhvilluar në dhomë keshillimi dhe vendosur moskompetencën e Gjykatës Elbasan. Në këto kushte kjo gjyqtare ka shkelur ligjin procedurial penal dhe ka shpërdoruar haptazi detyrën.

Në rrethana më misterioze, pavarësisht vendqëndrimit të ditur në IEVP Peqin të dënuarit Dondollaku dhe të selisë së Avokatit Hoxha, vendimi nuk i është komunikuar palëve, duke u falsifikuar aktet nga ana e Kryesekretarise dhe duke i dhënë atij formë të prerë",- thuhet në njoftim.

Në kallëzim thuhet edhe se këto veprime të gjyqtares dhe kryesekretarës janë të orkestruara nga kundërshtarë të Enver Dondollakut dhe të ish “Bandës së Lushnjës”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll