Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Anëtarët e FRPD shkojnë në seli: Zyrat janë bastisur, kanë hedhur alkool për të fshirë gjurmët!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Minushe Lazaj, anëtare e Kryesisë së Forumit Rinor të PD, ka shkuar sot në selinë blu bashkë me anëtarë të tjerë të këtij forumi. Ajo është drejtuar për në zyrën e saj po e ka gjetur atë të kthyer në magazinë dhe “të bastisur”, siç vetë deklaroi para mediave.

Lazaj u shpreh se ka 15 vite që kontribuuon në PD dhe prej 8 vitesh kishte zyrën e saj, e cila tashmë është kthyer në magazinë.

“Nuk lejohem të futem në zyrë. Zyra ime është bastistur, është lyer dhe me alkool për të fshirë gjurmët. Zyrë që e kam prej 8 vitesh në këtë godinë. U bastisën dhe zyrat e Belind Këlliçit, ai thirri Policinë por nuk erdhi, por Policia iu përgjigj Lulzim Bashës për 60 sekonda.

Është tragjike jo vetëm për PD si forcë kryesore opozitare por dhe udhëheqëse në qeverisjen e vendit. Është tragjike për Shqipërinë sepse po dhunohet pluralizmi. Nëse Lulzim Basha ka ndonjë dyshim për shumicën, ta kalojë në votëbesim. PD nuk është pronë private. Ëhstë pronës e gjithë anëtarëve”, shtoi anëtarja e FRPD.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img