Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Anëtarësimi në BE, Ministri gjerman Heiko Maas: Nuk e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjermania mesa duket po tregohet “fair” dhe po garanton mbështetje njësoj si për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, lidhur me integrimin në BE.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është pro ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.

Në një konferencë  të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, Maas tha se presidenca portugeze duhet të hapë sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë.

“Ky është një diskutim që e kemi bërë edhe më parë, por anasjelltas. Në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t’i ndajmë nga njëra-tjetra”, tha Maas.

spot_img

Më shumë

GSH

Koha Jone

Fjala

RD

Dita

spot_img
spot_img