Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, fillojnë bisedimet në Ankara

Lajme të ngjashëm

Fillojnë bisedimet në Ankara, për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Mediat turke bëjnë me dije se sot kanë filluar konsultimet për kërkesën e dy vendeve nordike, në kompleksin presidencial të kryeqytetit të Turqisë.

Delegacioni turk në takim kryesohet nga zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalın dhe zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Onal.

Ndërkohë ato të vendeve mike përfaqësohen nga Oscar Stenstrom, sekretari shtetëror suedez për punët e jashtme dhe sigurinë dhe Jukka Salovaara, sekretar i përhershëm i shtetit i Ministrisë së Jashtme finlandeze, bashkë me delegacionet e tyre.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO javën e kaluar, vendim ky i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt. Turqia, një anëtare e vjetër e aleancës, ka shprehur kundërshtime ndaj kërkesës së tyre, duke kritikuar vendet për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste.


Më shumë