Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, parlamenti i Malit të Zi ratifikon protokollin  

Shkruar nga Newsbomb

Parlamenti i Malit të Zi ratifikoi sot Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. 

Votimi ishte unanim dhe 44 deputetë votuan pro. Deputetët e opozitës nuk ishin në sallë. Në mbledhje mori pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për futjen e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve-anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e barabartë.

Protokollin sot e ratifikoi edhe  parlamenti kroat. Greqia ishte vendi i parë i cili në Parlamentin e vet e ratifikoi këtë dokument. Protokolli për anëtarësim në NATO deri më tani është ratifikuar edhe nga Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria.   

Talati.jpg

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll