Hapësire reklamuese

Rajoni

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, Kroacia i hap dritën jeshile

Shkruar nga Newsbomb

Kroacia i ka dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO.

Kuvendi i Kroacisë ka miratuar sot me 116 vota pro dhe 2 kundër anëtarësimin, ndërkohë që prezent ka qenë delegacioni i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski.

‘Urojmë Maqedoninë e Veriut’, tha kryetari i Kuvendit kroat Gordan Jandrokoviç pas përfundmimit të votimit.

Ndërkohë që kujtojmë se deri më tani 5 shtete kanë miratuar Protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë këtu Greqinë, Shqipërinë, Slloveninë dhe Bullgarinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.