Hapësire reklamuese

Rajoni

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, Kuvendi grek voton të premten

Shkruar nga Newsbomb

Këtë të premte pritet që parlamenti grek do të votojë Protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë.

Kreu i Kuvendit grek bëri me dije se protokolli do t’i dorëzohet fillimisht ditën e enjte Komisionit të autorizuar për çështjet kombëtare të Mbrojtjes së Jashtme në Kuvendin grek, ndërsa të premten do të jetë para deputetëve grekë, pas së cilës vijon votimi.

Ndërkohë që të votohet protokolli duhen rreth 151 vota edhe pse pritet që deputetët që votuan ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës të mbështesin anëtarësimin në NATO.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.