
Pas marrjes së tre anijeve të marinës ukrainase të marra një vit më parë në gadishullin e Krimeas, Rusia ia ka kthyer sërish Ukrainës.
Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se anijet u rikthyen pasi hetuesit i studiuan ato plotësisht për kalimin e paligjshëm të kufirit dhe se prania e tyre e mëtejshme në Rusi ishte e panevojshme.
Më 25 nëntor 2018, anijet e Rojes Bregdetare Ruse hapën zjarr dhe kapën anijet dhe ekuipazhet e tyre, të përbërë nga 24 marinarë, në ngushticën Kerch, ndërsa ato po lundronin nga Deti i Zi për në portin ukrainas Mariupol, në detin Azov.
Kujtojmë se Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.