Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Aneksimi i katër rajoneve ukrainase nuk merr ‘bekimin’ e Kirill, Kisha Orthodokse: Patriarku është rëndë me Covid

spot_img

Lajme të ngjashëm

Patriarku i Moskës, Kirill, kreu i Kishës Ortodokse ruse ka rezultuar pozitiv me Covid.

Kisha ka bërë të ditur se 75-vjeçari Kirill, ka anuluar të gjithë udhëtimet dhe ngjarjet e programuara dhe vuan nga “simptoma të rënda”, të cilat kërkojnë regjim në krevat dhe izolim.

“Patriarku Kirill është pozitiv me Covid dhe për këtë”, njofton Kremlini, “nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në Federatës Ruse të katër rajoneve të pushtuara të Ukrainës, pasditen e sotme. Për të marrë pjesë në ngjarje në të cilën Putin do të jetë i pranishëm duhen kaluar tre teste”.

Ditët e fundit, Kirill kishte theksuar rëndësinë e një mobilizimi shpirtëror, e cila sipas tij do të sjellë një pajtim mes Rusisë dhe Ukrainës. “Mobilizimi ynë shpirtëror, për të cilin tani i bëj thirrje të gjithëve do të ndihmojë gjithashtu në mobilizimin e të gjitha forcave të atdheut tonë dhe në të njëjtën kohë do të lehtësojë pajtimin e plotë të Rusisë dhe Ukrainës, të cilat ndajnë një hapësirë të përbashkët ruse.

“Shumë janë rebeluar kundër Rusisë, dhe shumë kanë ulur kokën nga dëshira për të shkatërruar Rusinë, identitetin e saj, pavarësinë  e saj dhe lirinë. Sot, duhet të forcojmë sidomos veten tonë, të mbushim kishat tona, të lutemi për autoritetet dhe për ushtarakët, për të afërmit dhe të dashurit tanë dhe të lutemi për Kishën Ortodokse, e cila në këto kushte të vështira ruan unitetin shpirtëror të  të shenjtit”, u shpreh ai disa ditë më parë.

Më shumë




spot_img








spot_img