Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, Ministria e Jashtme dënon vendimin e Rusisë: Shqipëria nuk do t’i njohë referendumet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon vendimin e Rusisë për të aneksuar katër rajone në Ukrainë, përmes disa referendumeve që gjithë bota i konsideron të rreme. Shqipëria nuk do t’i njohë kurrë ato, thotë deklarata.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër që rezulton nga kërcënimi ose përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës OKB & e drejta nderkombetare”, njofton Ministria e Jashtme.

Në një fjalim që po transmetohet drejtpërdrejt nga Moska, pavarësisht thirrjeve nga shtete perëndimore që Rusia të mos e ndërmerrte këtë hap, Putin ka thënë se banorët e rajoneve të aneksuara kanë marrë vendimin e tyre.

“Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve. Qytetarët bënë zgjedhjen e tyre,” thotë Putin, për rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Lexo edhe: Vladimir Putin nënshkruan dekretin: Sot Rusia u bë me katër krahina të reja

Më shumë




spot_img








spot_img