Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

‘Andrea Bregu është në gjendje të rëndë’, policia jep njoftim zyrtar dhe përgënjeshtron denoncuesit: Sapo na e konfirmoi mjeku, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore

spot_img

Lajme të ngjashëm

139f886dba277376ed0983b1a1fe48a3

Ditën e sotme disa protestues thanë para kamerave se një djalosh 20 vjeçar me emrin Andrea Bregu, i shoqëruar nga polciia dy ditë më parë, është ën gjednje të rëndë shëndetësore.

Por policia me anë të një njoftimi zyrtar ka përgënjeshtruar këto denoncime, duke thënë se mjeku i DVP Tiranë ka konfirmuar që 20 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të Andrea Bregut kanë qenë të pranishëm  edhe dy përfaqësue të Avokatit të Popullit.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale se shtetasi me iniciale A.B., 20 vjeç, është në gjendje të rëndë shendetësore në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 ju sqarojmë se: Shtetasi A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, për veprat penale ““Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’ ndodhet në gjendje të mirë shendetësore, kjo e konfirmuar para pak minutash nga mjeku i DVP Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit. DVP Tiranë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

Më shumë

spot_img