Hapësire reklamuese

Showbiz

Andi Lila rrëfen historinë e dashurisë me Ornelën dhe si e turpëroi vëllai

Shkruar nga Newsbomb

Futbollisti i famshëm i kombëtares shqiptare Andi Lila ishte i ftuari i radhës në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan” ku rrëfeu historinë e dashurisë me Ornelën.

Por edhe një detaj që jo të gjithë e dinë. Po të mos ishte për të, sporti shqiptar do të kishte një tjetër futbollist me mbiemrin Lila dhe ky do të ishte vëllai i Andit, Eraldi.

Por arsyeja përse Erlad Lila nuk u bë futbollist është pikërisht Andi. Në studion e emisionit, futbollisti i njohur rrëfeu se dikur luante në një skuadër me vëllanë, por një episod i sikletshëm për të e bëri që ta largonte Eraldin nga skuadra.

“Një ditë ishim duke duke luajtur dhe Eraldit i ra një top në fytyrë dhe ai lloi të qante. E hoqa fare nga skuadra sepse më erdhi turp që ai qau”, rrëfeu Lila.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu