Hapësire reklamuese

Politikë

Andi Lila i del në krah Bashës dhe sulmon PS-në: Ne u sollëm si europianë, por u shpërblyem si në mesjetën barbare, ata grabitën të ardhmen e fëmijëve

Shkruar nga Newsbomb
Andi Lila i del në krah Bashës dhe sulmon PS-në: Ne u sollëm

Koordinatori Kombëtar i Sportit në Partinë Demokratike, Andi Lila, ka dalë në krah të kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai akuzon Partinë Socialsite se i ka manipuluar zgjedhjet, ndërsa shton se demokratët u sollën si europianë, por u shpërblyen si në mesjetën barbare.

Lila thotë se gjithë demokratët e bashkuar me Lulzim Bashën do ia dalin në përballjen me manipulatorët.

“Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit,

kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund. Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët. Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare. Ato grabitën shpresën, të ardhmen e fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shperblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë.

Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim”, shkruan Andi Lila.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu