Hapësire reklamuese

Politikë

Andi Bushati: Lulzim Basha është një idiot i dobishëm, hiqet sikur se kupton që…

Shkruar nga Newsbomb
Analisti Andi Bushati / Open

Analisti Andi Bushati bëri deklaratën e fortë sot duke thënë se Rama është “i vendosur për të bërë masakër elektorale”, ndërsa Lulzim Basha është një “idiot i dobishëm”.

Bushati tha në emisionin “Open” se ndërrimi i pushtetit nuk është problem, por problemi është rruga që po ndiqet.

“Situata është e qartë,nga njëra anë kemi Ramën të vendosur për masakër elektorale dhe Bashën që bën idiotin e dobishëm, dhe hiqet sikur nuk e kupton që masakra po ndodh para syve të tij. Nëse ti thua që ky është fundi i Ramës, nëse pushteti ndërrohet nuk do përbëjë problem, problemi është se rruga që po ndiqet, është masakër.

Ndryshimi rregullave të lojës është se Rama në 2013 ka ardhur në pushtet me koalicion, tani nuk le PD dhe LSI që të koalicionohen se do t kalonin ën opozitë. Ai thotë:’mua kështu nuk më del loja, po e prish’. Ky është ndryshimi i madh”, tha Bushati.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu