Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Andi Bushati flet pas dëshmisë në SPAK për databazën: Prokurorët më pyetën kush ishte burimi, s’kam besim se do zbardhet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Andi Bushati ka dëshmuar për rreth 15 minuta në Prokurorinë Speciale lidhur me publikimin e një databaze me informacione personale të qindra-mijëra qytetarëve.

Bushati ka thënë se për rreth 15 minuta i është përgjigjur pyetjeve të prokurores së çështjes, të cilës s’ka preferuar t’ia tregojë emrin. Sipas tij, prokurorët u interesuan të dinin se kush ishte burimi, që i dha databazën Bushatit, ndërsa ai vendosi të publikojë në portalin e tij disa të dhëna.

Aktualisht është duke u marrë në pyetje në Prokurori edhe analisti Armand Shkullaku.

“Përderisa thuhet votojnë apo jo për partinë socialiste, atëherë kuptohet qartë që është për zgjedhjet. Më thoni një gazetar që nuk do të vepronte kështu dhe kuptohen interesat. Do vij sa herë të duhet por nuk kam besim që prokuroria do ta zbardhë. Prokurorët u interesuan kush ishte burimi, si ramë ne në kontakt, ishte një seancë e shkurtër rreth 15 minuta. Pashë një shkrim të kolegut tim Flamur Vezaj që ka katër vite në SHBA, dhe të dhënat e tij i ka dorëzuar vetëm te e-Albania, këtë ia thashë dhe prokurorit dhe është një detaj i mirë që mund të hetojë. Prokurorët kërkuan të dorëzojnë provën, ne nuk e dorëzuam se kjo qe kontrata tonë me burimin tonë. Nuk na thanë për asnjë gjë, e vetmja gjë që ka ndërmarrë deri tani prokuroria është që ka një urdhër për mos-shkatërrimin e provës. Privatisht ia thashë dhe prokurores, në dijeninë time, nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën e SPAK, në dijeninë time. Ne presim zgjidhjen e çështjeve të mëdha nga SPAK. Shkullaku është duke u pyetur”, ka thënë Bushati për mediat.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img