Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Andi Bushati del kundër historisë: Pavarësinë e Shqipërisë e sollën fuqitë e mëdha, Ismail Qemali as që e imagjinonte

Lajme të ngjashëm

Analisti Andi Bushati është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin “Shock” se historia e Pavarësisë së Shqipërisë është ndryshe nga ajo që na është mësuar, duke thënë se figura e Ismail Qemalit është mitizuar.

Ai tha Ismail Qemali dhe elita politike shqiptare e kohës “as në ëndrrat e tyre më të largëta nuk e kishin imagjinuar pavarësinë e Shqipërisë”, pasi klasa politike e asaj kohe, maksimumi që mendonte, sipas analistit, ishte një autonomi nën sovranitetin e Sullnatit, pa u shkëputur nga perandoria turke.

Bushati u shpreh se Pavarësia e Shqipërisë nuk ka qenë një projekt politik i parisë shqiptare të kohës, por një kalkulim gjeostrategjik kryesisht i Austro-Hungarisë dhe pak më pak i Italisë, pasi këto dy fuqi të mëdha të kohës kishin qëllim pengimin e serbisë për të dalë në Adriatik.

Ai u kundërshtua nga analisti Baton Haxhiu, që e cilësoi të pakujdesshëm çmitizimin që iu bë Ismail Qemalit.


Më shumë