Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Andi Bejtja reagon për rrogën por s’thotë a i merr a jo: Publiku di të dallojë m*tin nga lulet…

Shkruar nga Newsbomb
Andi Bejtja reagon për rrogën por s’thotë a i merr a jo:

Analisti Andi Bejtja, ka reaguar pas skandalit të publikimit të rrogave të 630 mijë qytetarëve.

Sipas database të publikuar thuhej se Bejtja nga “AGONSET”  merr një pagë prej 1,849,028.00  lekë, si drejtor i departamente të radio-televizioneve, edhe pse “Agon Channel” është mbyllur prej 6 vitesh.

Bejtja me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se “6 vite më parë mbi qindra punonjës të këtij televizioni në opozite të plotë me regjimin mbeten rrugeve duke mos mare pagen per muaj  te tere, duke shkelur cdo ligj qe kishte te bente dhe me adminsitrimin shteteror, I cili ishte i detyruar te jepte pagat qe nuk u ndane kurre”.

Bejtja lë të “hapur” çështjen e rrogave teksa me ironi dhe revoltë shkruan se “ky public kaq i manipuluar e i bombarduar nga nje propaganda agresive, pas 30 vjeteve di te dalloje mutin nga lule”.

“Spekullimet e uleta sikur gazetare, punonjes te ish Agon Channel vazhdojne marin pagat dhe 6 vjet pas mbylljes arbitrare te Agon Channel, te vertetuar nga Gjykata Nderkombetare si hakmarrje politike te regjimit, jo vetem jane lehtesisht te vertetueshme, por jane teresisht qesharake…6 vite me pare mbi qindra punonjes te ketij televizioni ne opozite te plote me regjimin mbeten rrugeve duke mos mare pagen per muaj  te tere, duke shkelur cdo ligj qe kishte te bente dhe me adminsitrimin shteteror, I cili ishte i detyruar te jepte pagat qe nuk u ndane kurre…..

Ky regjim i ka shume borxhe ne cdo kuptim punonjesve te Agon dhe financiarisht dhe moralisht, por mos ngopesh as me kete dhe te guxosh psh te barazosh e te ciflosesh Lubonjen qe ka kater dekada qe ben opozite me cdo regjim, me bojaxhinjte e pushtetit qe bredhin nga studio ne studio, apo me ata ata gazetare, kushurinj e kuneter qe figurojne te borderote e Iceneratoreve, nuk eshte as me pak e as me shume po mutesi….Une jam i bindur se dikush mbreme eshte ulur ne divan dhe ka pare me endje se si me berjen publike te kesaj liste ka arritur ta zhvendose vemendjen nga ato afera te medha korruptive per te cilat cdo regjim do kishte rene, ashtu sikurse jam i bindur se dhe ky public kaq i manipuluar e i bombarduar nga nje propaganda agresive, pas 30 vjeteve di te dalloje mutin nga lulet…” shkruan Bejtja ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll