Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Andi Bejtja-Ramës: Drejtoreshat beqare u martuan, të martuarat morën poste të mos ndaheshin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Andi Bejtja, një tjetër gazetar, analist, drejtues në Agon Channel këto kohë, ka zgjedhur nëpërmjet një editoriali botuar në lapsi.al të kujtojë kryeministrin Edi Rama se nuk është në rrugën e duhur sipas tij.

Madje, shkrimin e fillon me ironinë e vendosjes nëpër poste të larta të administratës shqiptare të drejtoreshave vajza, që do të ishin 24 orë në dispozicion të punës. 

“Kur e pyet atë që bashkoi Ilir Metën me Edi Ramën në Lalëz, Leonard Kokën, njeriun akoma më optimist të së majtës, se cili është suksesi më i madh i qeverisë Rama, të përgjigjet pa u menduar gjatë: ulja e numrit të divorceve. Sepse, sipas Narit, beqaret që u dha poste Rama u martuan, kurse të martuarat që morën poste nuk u ndanë.  Shqipëria ka hyrë në fazën e një depresioni të rëndë ekonomik, në të cilin edhe përpjekjet më të sinqerta, madje edhe më racionale  për vendosjen e shtetit ligjor, shkojnë në kah të kundërt të xhepit të çdo shqiptari, të cilët parësore në radhë të parë sot, ndoshta edhe si vite më parë, kanë, shkurt dhe shqip, bukën e gojës” shkruan Bejtja.

Ai nuk harron të përmendë edhe një fakt të ditëve të fundit, atë të eksodit të shqiptarëve drejt Gjermanisë, dhe vizitës së kryeministrit për të hapur një ekspozitë në këtë shtet, pa përmendur faktin se u takua edhe me biznesin.

“Qeveria e Rilindjes, me ato premtime që bëri dhe me ato masa ekonomike që ndërmori, ishte modeli më i keq ekonomik që mund t’i vinte Shqipërisë në këtë kohë krize europiane. Për fat të keq, është një qeveri, Kryeministri i së cilës, pasi del në intervistë, nuk pyet si t’u dukën ato që thashë, po si t’u duk dhoma ku fola. Ndaj, nuk është për t’u çuditur që në vizitën në Gjermani, ngjitur me një kamp azilantësh të mbushur dhe me shqiptarë, nuk i bëri syri tërr të hapi një ekspozitë pikture të vetën. Duke dashur t’i lërë qeverisë së shkuar kështjella më të mëdha pesimizmi se ç’ kishte në të vërtetë, dhe duke manipuluar me shifrat, harroi që nesër do të përballej vetë me këtë realitet” shkruan Bejtja.

Ai komenton se shqiptarët kanë hyrë në krizë, ndaj nuk mund të presin dot, duke kujtuar sipas Bejtes, një tjetër justifikim.

“Pesimizmi nuk rritet thjesht dhe vetëm nga paaftësia për të menduar ekonomikisht e këtij Kryeministri dhe ekipi qeveritar. Për më shumë, pesimizmi rritet kur, si Rama, ashtu edhe ministrat e tij, pyetjes se ku janë rezultatet e Rilindjes, i përgjigjen: mos i kërkoni këta dy vjet, prisni, do t’i shikoni në fund të mandatit”.

Në fund, nuk mund të rrijë pa u përfshirë në debatin që po u mban frymën socialistëve, kritikat e deputetit të PS, Ben Blushi.

“Duke pasur një etje për një mendim të tillë, e shikoj se si më kollaj frymëzohem, për shembull, kur dëgjoj lajmin në TV se ministri Panariti ka vajtur në Lushnjë në një aksion kundra minjve të arave, sesa kur lexoj Blushin që u bën letra të hapura socialistëve dhe, aq më keq, kur shoh Taulant Ballën që i kthen përgjigje atij. Jemi në një situatë emergjence kombëtare dhe kjo situatë kërkon një zgjidhje të zgjuar kombëtare, madje me ekspertizë të kualifikuar ndërkombëtare, ndryshe s’më ngelet veçse të lutem që me Shqipërinë të ndodhë ajo që po ndodh me disa vende afrikane, që menaxhimin e shtetit ua lanë kompanive të mëdha private: do zoti ne na merr o Apple, o Samsung!”, jep zgjidhjen analisti. 

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img