Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
2 %
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
8 °
E diel, 26 Mars, 2023

Anastacia tregon sekretet në Shqipëri: Jeta e hershme si kërcimtare dhe lufta e përsëritur me tumorin (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja me famë botërore Anastacia ka rrëfyer historinë e saj si grua dhe artiste në një intervistë për Top Channel me gazetaren Ornela Islami ndërsa ndodhej në Tiranë për koncertin e mbajtur në “Qemal Stafa”.

Anastacia ka rrëfyer se në fillim nuk dinte se ku të zinte vend dhe ka punuar si recepsioniste apo kërcimtare.

Në fillimet e saj, këngëtarja tregon se njerëzit i kërkonin të pushonte për shkak të zërit të lartë.

“Asokohe nuk isha e vetëdijshme për potencialin që kisha. Kur hyra në këtë biznes, kishte këngëtare si Mariah Carrey, Celine Dion e Janet Jackson. Zëri im nuk u ngjasonte fare atyre, ndaj mendova se nuk ishte ai i duhuri. Kërkoja punë si recepsioniste, madje e kam bërë në disa vende, pasi jam natyrë miqësore dhe e gëzuar. Kur punova në një SPA në Amerikë, në një vend të qetë dhe shumë relaksues, zëri im ishte i lartë dhe njerëzit atje më thonin: shshshshsh…

Pra isha kaq konfuze dhe thoja: Jooo, zëri im është shumë i lartë! Nuk dija ku mund të zija vend”, rrëfen Anastacia

“E nisa si kërcimtare  ndërsa këngëtare kori nuk fillova menjëherë. Nisi pak a shumë kështu: unë e pëlqeja muzikën brenda trupit tim dhe mënyrën sesi ndjehesha. Si kërcimtare nuk isha shumë e trajnuar, por kisha dhunti natyrale për muziken si këngëtare dhe kërcimtare”, tregon këngëtarja, ndërsa ndan edhe një periudhë delikate të jetës së saj, 12 vite më parë kur u diagnostikuat me tumor në gji, gjë që u përsërit para dy vitesh.

“Kur përballesh me vendime mbi shëndetin, ose zgjedh të mbyllësh duke e mbajtur përbrenda, ose vepron siç kanë bërë dhe të tjerë, të cilët kanë folur hapur për problemin e tyre, kanë shkruar një libër, apo kanë ndihmuar të tjerët. Kjo është natyra ime. U bëra një model edhe pse nuk ishte ky qëllimi. Doja të ndihmoja njerëz të tjerë. Kur mora informacione mbi tumorin, desha t’i dinin dhe të tjerët. Gjëra si përshembull: nuk e dija që mund të sëmureshe edhe pse s’ke probleme të tilla gjenetike, apo nuk pi duhan. Pra, gjëra që nuk dihen, doja t’ua tregoja sa më shumë grave. Këtë kam bërë gjatë viteve. Edhe herën e dytë të sëmundjes, mësova t’i them vetes se po merrja një vendim më të madh duke bërë një masektomi të dyfishtë. Kështu nuk do të sëmuresha për herë të tretë, pasi ndoshta s’do isha me aq fat sa të mbijetoja. Doja të kisha një zgjedhje për jetën, jo për vanitetin, në një botë që është kaq shumë vanitoze. Të gjithe duam të dukemi bukur, por dua më shumë jetën time. Tani po u tregoj të gjithëve, se mund t’i kesh të dyja. Mund të kesh vanitetin dhe po jetoj”, thotë këngëtarja.

Rikthimin e sëmundjes dy vite më parë, Anastacia e tregon kështu: Në fakt ne po shkruanim një këngë. Më ra telefoni dhe mendova se do të ishte mjeku. Ishte ai dhe me tha se tumori ishte kthyer.  I thashe: OK! . Bashkëpunëtori me tha: “Më vjen shumë keq! Do që të të çoj në shtëpi, apo t’i telefonoj dikujt?” I thashë: “Jo! Dua të përfundoj këngën. Ështe një këngë e mirë, unë e di çfarë do të bëj”.

E kisha menduar se çfarë do të bëja nëse do të kthehej sërish. I kisha tekstet e këngëve në kokë. Është mirë që të kesh një plan B, pasi nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Mendoj se ngaqë e kisha një plan B, isha e aftë të punoja për planin A, të përfundoja këngën dhe emocionet që dolën ishin të mrekullueshme. Nuk do të dorëzohesha, ose të paktën do të vdisja duke u përpjekur për t’ia dalë.

Mund të humbasim brenda trishtimit tonë dhe ajo që duhet të bëjmë kur ndodh diçka e keqe, është të ndalosh për një çast, në mënyrë që të gjesh forcën për të ecur para. Ndonjëherë bën dy hapa prapa dhe një para; një prapa dhe katër para. Kështu është jeta. Nëse nuk i shikon si hapa, mund t’i konsiderosh si male. Ndonjëherë ka të lartë, por edhe të vegjël dhe mund t’i kalosh. Duhet ta marrësh pjesë-pjesë problemin, pa u fokusuar tek rezultati final, pasi kjo mbingarkon dhe nis të mendosh: po sikur të vdes. Por kjo mbase s’ndodh. Le të mos shqetësohemi për këtë! Kemi një koncert për të bërë, për shembull! Kështu jetoj unë, pa u shqetësuar për kthimin e një tumori, apo…”, thotë Anastacia ndërsa përmbyll “Me shikimin përpara duke menduar të ardhmen”.

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/SLCApqhg0fE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Më shumë