Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Analiza vjetore e Policisë Berat, porosia e Gledis Nanos: Rrisni forcën goditëse ndaj krimit në të gjitha fushat!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, bëri një analizë vjetore të punës së Policisë në Berat. Në fjalën e tij ai tha se jo pa qëllim ka zgjedhur DVP Berat, për të nisur analizat, sepse është një nga qarqet në të cilin gjatë vitit 2021 nuk është regjistruar asnjë krim i rëndë kundër jetës dhe pronës.

Ndonëse rezultatet e vitit 2021 kanë qenë të mira në DPV Berat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kërkoi nga kjo drejtori që gjatë vitit 2022 të rrisë forcën parandaluese dhe forcën goditëse ndaj krimit në të gjitha fushat, për të rritur besimin tek qytetarët që janë sot aleatët e policisë së shtetit.

Fjala e plotë e Gledis Nanos:

E nderuar zonja prefekte, i nderuar zoti drejtues i Prokurorisë, I nderuar zoti Drejtor rajonal i Shërbimit Informativ, I nderuar zoti Drejtor rajonal i SHÇBA, Të nderuar kolegë, Më vjen mirë që dëgjoj vlerësime pozitive, lidhur me rezultatet e punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Shifrat flasin qartë, flasin vetë.

Ashtu siç u përmend edhe nga Drejtori i Policisë, fakti që nuk ka ndodhur asnjë vrasje, ka të bëjë me forcën parandaluese të kësaj policie, lidhur me këto vepra të rënda penale, të cilat janë një indikator shumë domethënës në sigurinë publike të të gjithë qytetarëve dhe për këtë vlen të përgëzohet gjithë stafi i drejtorisë tuaj. Po kështu, dhe rezultatet në drejtim të ndjekjes, parandalimit apo dhe të dokumentimit të veprave të tjera penale, janë të mira. Bashkëpunimi, siç edhe u përmend, është në nivele më të larta, dhe mua për këtë më vjen mirë.

Ajo që ne duhet të synojmë gjatë vitit 2022, pa harruar rezultatet e mira që kemi patur gjatë vitit 2021, në qarkun e Beratit, është të rrisim forcën parandaluese, forcën goditëse ndaj krimit në të gjitha fushat dhe tipologjitë e krimeve që ka qarku problematikë, duke rritur kështu dhe besimin me qytetarët, të cilët janë aleati ynë dhe nuk janë sot në këtë sallë. Jam shumë i bindur që Drejtoria Vendore e Policisë Berat do të vazhdojë të ketë rezultate më shumë në të ardhmen dhe ashtu siç në të vërtetë është një qytet muze Berati, ashtu do të jetë një qytet muze apo t’i reflektojë këto vlera dhe në raport me sigurinë dhe rendin në qytet, jo vetëm për qytetarët e Beratit, por për të gjithë turistët që vijnë dhe vizitojnë të gjithë qarkun, jo vetëm qytetin.

Kështu që, unë edhe një herë ju përgëzoj të gjithëve ju, sepse e gjithë puna është bërë nga ju, nga stafi juaj, dhe këto falënderime i shkojnë edhe stafit me të cilët ju punoni. Ju inkurajoj që të punoni akoma më shumë, për rritjen e rezultateve, pasi nuk mund të vetëkënaqeni me ato që kemi arritur deri më tani, por duhet të synojmë edhe të kërkojmë akoma më shume tek vetja në fillim dhe pastaj tek partnerët apo institucionet e tjera ligjzbatuese apo të inteligjencës me të cilët ne bashkëpunojmë, për t’ia arritur qëllimit tonë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img