Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

ANALIZA/ Më i votuari pas Bashës, kandidimi i Agron Shehajt në njësinë nr.5 në Tiranë i jep PD-së më shumë se 3400 vota në krahasim me vitin 2017

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike nuk arriti të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke marrë vetëm 60 mandate deputetësh.

Por PD pati rritje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, sidomos në Tiranë, ku arriti të merrte mbi 54 mijë vota më shumë, ose e përkthyer në 4 deputetë më stepër se zgjedhjet e 2017-ës.

Kandidati më i votuar i Partisë Demokratike ishte kryetari Lulzim Basha, i cili mori 16.208 vota personale, por surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte Agron Shehaj, i dyti më i votuar nga PD me 13862 vota personale.

Kandidimi i Agron Shehajt në Tiranë i ka dhënë një numër të konsiderueshëm votash Partisë Demokratike në njësinë nr.5, e cila njihet si një bastion i të majtëve. Rritje në çdo grupseksion dhe 3462 vota më shumë për PD-në në njësinë nr.5 në krahasim me vitin 2017, të përfituara nga mbështetja e demokratëve për Agron Shehajn.

Nëse do të shohim tabelën e rezultateve, vëmë re se PD ka avogëluar ndjeshëm diiferencat me PS-në në njësinë nr.5, ndaj kandidimi i Shehajt në kryeqytet ka qenë një sukses për PD-në, edhe pse nuk arriti të fitonte zgjedhjet. Kujtojmë se Shehaj kandidoi edhepër t’u zgjedhur kryetar partie në PD, por doli i dyti pas Lulzim Bashës.

Screenshot 1 38
Screenshot 2 30
Screenshot 3 28

Më shumë

spot_img
spot_img