Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
28 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Analiza e punës së Policisë, drejtori Nano: Ka hetime të rëndësishme për vrasjet pa autorë! Rezultatet do bëhen publike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, është shprehur nga Dibra se organizata që ai drejton ka bërë hetime të rëndësishme në drejtim të zbardhjes së ngjarjeve të rënda, kryesisht vrasje, që janë pa autorë, shkruan neësbomb.al. Nano ka thënë se rezultatet do të bëhen publike në momentin e duhur.

“Jemi duke zhvilluar hetime të rëndësishme për të cilat do kemi rezultate. Policia është e angazhuar maksimalisht për hetimin e këtyre ngjarjeve, me qëllim vënien para përgjegjësisë të gjithë atyre që kryejnë krime”, ka thënë kryepolici. Gledis Nano theksoi se gjatë analizës së punës në qarqe, ka vënë re një dominim të situatës kriminale nga Policia.

“Fokusi ka qenë një dominimi i situatës kriminale nga strukturat e Policisë. Kapja dhe vënia para përgjegjësisë e personave të kërkuar, e atyre që mbajnë armë pa leje dhe kultivimi i kanabisit, i cili nga ana ime është kërkuar të goditet me forcë që të kemi rezultate. Kam kërkuar dhe nga agjencitë e tjera që të jenë më bashkëpunuese kundër kësaj problematike.

Edhe drogërat e forta, të cilat më pas degjenerojnë në vrasje dhe krime të tjera që përbëjnë një impakt negativ në sigurinë publike”, është shprehur ai. Nano u pyet dhe për rastet sporadike kur efektivë të Policisë përplasen me qytetarët apo mediat, duke u thënë “Që prej marrjes së detyrës jam shprehur qartë për një sjellje ndryshe ndaj qytetarëve dhe medias.”

Deklarata e plotë:

Pyetje: Zoti Nano, keni nisur një tur analizash në të gjitha drejtoritë. Ku konsistojnë, cilat janë risitë e këtyre analizave?

Përgjigje: Ju falemnderit! Është e vërtetë, prej disa ditësh ka filluar një tur në të gjitha qarqet e vendit, për të zhvilluar analizën në Drejtoritë Vendore, bashkërisht me Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, për të parë rezultatet gjatë vitit 2021, rezultatet pozitive të arritura nga strukturat policore. Po kështu, për të nxjerrë të gjitha mangësitë apo momentet ku duhet përmirësuar puna e Policisë. Fokusi, në varësi të problematikave të çdo qarku, ka qenë domini i situatës kriminale nga strukturat e Policisë, në aspektin e kriminalitetit, sidomos në krimet e rënda; kapja dhe vënia para përgjegjësisë e të gjithë personave të kërkuar, atyre që mbajnë armë pa leje; kultivimi i kanabisit, ashtu siç unë e kam përmendur dhe në dalje të tjera të mëparshme, është një sfidë e cila është kërkuar me shumë forcë nga nga ana ime, në të gjitha strukturat policore, që këtë vit të kemi një rezultat tjetër dhe të pakrahasueshëm me asnjë vit tjetër të mëparshëm. Kam kërkuar me shumë forcë, nga të gjithë aktorët, agjecitë ligjzbatuese, të inteligjencës dhe të pushtetit vendor, të jenë më bashkëpunues, me qëllim që të gjithë së bashkë t’ia dalim kundër kësaj problematike, e cila e kategorizon vendin tonë, si një vend problematik në aspektin e kultivimit të kanabisit dhe jo vetëm. Po kështu dhe në drejtim të drogave të forta, të cilat përveç trafikimit dhe pasurimit të individëve apo grupeve kriminale, sjellin më pas edhe konflikte të cilat sjellin si pasojë ose degjenerojnë në vrasje apo krime të tjera të rënda, të cilat përbëjnë një impakt shumë negativ për të gjithë situatën e sigurisë në vend.

Pyetje: Kemi parë shpesh sjellje jo të mira të Policisë së Shtetit me qytetarët. Cilat janë prioritetet tuaja si Drejtor i Përgjithshëm?

Përgjigje: Që prej marrjes së detyrës, jam shpehur qartë për një qasje tjetër në raport me qytetarët, po kështu edhe me mediat, ju e keni vënë re. Jam i vendosur që për çdo sjellje të pahijshme apo në kundërshtim me ligjin, të çdo punonjësi policie, të kryhen hetimet apo verifikimet dhe të dilet me masa konkrete. Unë nuk jam për një Polici të dhunshme me qytetarët, jam për një Polici profesionale dhe me aftësi apo me rezultate të qarta dhe të suksesshme ndaj kriminalitetit.

Pyetje: Janë bërë disa vrasje të bujshme, akoma nuk ka autorë?

Përgjigje: Për këtë unë dua të sqaroj shumë shkurt, për shkak se të gjitha çështjet janë në hetim. Jemi duke zhvilluar hetime shumë të rëndësishme, për të cilat do kemi rezultate në kohën që duhet të jepen këto rezultate, pasi të mbarojnë hetimet. Por ajo që unë dua të garantoj të gjithë komunitetin dhe opinionin publik është se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe çuarjen deri në fund të këtyre hetimeve, për të zhvilluar hetime cilësore, me qëllim zbardhjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të të gjithë autorëve të këtyre veprave penale.

Pyetje: Lëvizjet nga njëri Komisariat në tjetrin bëhen për mangësi pune apo janë thjesht emërime nga njëri Komisariat në tjetrin?

Përgjigje: Lëvizjet në Policinë e Shtetit kanë disa arsye kur kryhen dhe për këtë merret mendim dhe analizohen të gjitha të dhënat e një punonjësi policie, për të ndryshuar apo për t’u transferuar nga një detyrë në tjetrën.

Pyetje: Pyetja e fundit, zoti Drejtor, konsiston te armëmbajtja. Kemi vënë re se vrasjet që ndodhin kryesisht janë me armë pa leje, normalisht që do jenë pa leje, por ka raste sporadike që mund të jenë nga punonjës policie apo punonjës të tjerë. A ka Policia e Shtetit një plan ndoshta për ta riparë dhe njëherë “çarmatosjen” e popullatës, pasi dhe në festat e fundvitit pati të shtëna me armë dhe që tregon që ka një prezencë të armëve pa leje në komunitet.

Përgjigje: Policia e Shtetit vepron bazuar në kompetencën dhe objektin e punës së saj që ka dhe detyra jonë është të kapim dhe të vëmë para përgjegjësisë autorët e veprave penale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img