Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Analiza e Denar Bibës: Sa vota i duhen Pandeli Majkos që të mos mbesë jashtë Parlamentit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f08a0ba9e627030488b97c08cffbeffe

Partia Socialiste në listën e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Tiranës ka renditur në mesin e saj disa figura të rëndësishme politike si Pandeli Majko (19), Fatmir Xhafaj (23 apo Spartak Braho (28) duke mos e pasur të garantuar mandatin e deputetit.

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba shpjegoi gjatë emisionit “Ilva Now” se nëse PS do të marrë në Tiranë 18 mandate, Pandeli Majko duhet të marrë mbi 10 mijë vota në mënyrë që të jetë në Parlamentin e ri.

“Do të shikohet se sa vota ka marrë në total PS dhe sa mandate i korrespondojnë. Në hipotezën që i korrespondojnë 18 mandate, atëherë pjestohet numri i përgjithshëm i votave të partisë me numrin e mandatave dhe del hersi, sa vota duhen për një mandat. Përgjithësisht në Tiranë jemi tek 11-12 mijë vota për deputet, ligji thotë por jo më shumë se 10 mijë. Në këtë pikë çdo kandidat që ka marrë më shumë se 10 mijë vota ai ka një probalitet teorik”, deklaroi z. Biba.

Sipas ish-kreut të KQZ-së rastet kur kandidatë të renditur poshtë listës fituese do të jetë shumë sporadik duke thënë se këtë mund ta realizojnë vetëm figura që kanë pëlqueshmëri të lartë sicc janë ish-kryeministri Pandeli Majko. Ai shtoi se lista formalisht është e hapur por beteja prakitikisht bëhet për 30-35% të listës, pjesa tjetër e ka të sigurt zgjedhjen.

‘“Në çdolloj version personazhe si Pandi Majko që duhet sikur është i rrezikuar, nëse arrin të bëjë një punë kapilare që kudo që të shkojë t’i krijojë vetëdijen qytetarët që përveç partisë të votojë emrin e tij… Praktikisht do të jetë fenomen pothuajse i pa paverifikueshëm  të paktën në këto zgjedhje ku ndonjë kandidat për deputet i cilësdo qoftë do të arrijë të marrë më shumë se 10 mijë vota”, përfundoi z. Biba.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img