Hapësire reklamuese

Rajoni

Analisti "zbulon" arsyen TRONDITËSE të takimit Kurti-Rama: Kosova është në prag të SULMIT nga SERBIA, NATO ka dhënë informacion...

Shkruar nga Newsbomb
Analisti "zbulon" arsyen TRONDITËSE të takimit Kurti-Rama:

Milaim Zeka thotë se arsyeja e takimit urgjent të zhvilluar një javë më parë mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama nuk është kriza energjitike. Sipas analistit, Kosova është në prag të një sulmi ushtarak nga Serbia dhe NATO ka dhënë informacion.

I ftuar në "Rrethi Katrot", Zeka ka thënë se Aleanca Ushtarake e NATO-s ka informacion për lëvizjet në Serbi, pasi sipas analistit presidenti Vuçiç ka thërritur në gatishmëri rezervistë e ushtarakë të dalë në pension.

"Nuk dua të spekuloj, por e kam një informacion, nga një zyrtar i lartë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, që presidenti serb i ka thirrur në alarm ushtarakë, të gjithë rezervista dhe ushtarakë të pensionuar. Do të thotë ka një alarm ushtarak, që do të thotë të gjithë ushtarakët serbë janë stacionuar në kufi me Kosovën.

Kjo është arsyeja pse Albin Kurti ndërpreu konferencën dhe erdhi urgjent. Pse erdhi dhe kush ia dha informacionin Edi Ramës? Si anëtar i NATO-s Edi Rama merr informacion të klasifikuar.

NATO në Malin e Zi i jep vetëm Gjukanoviçit, por jo Abazoviçit, për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë, Abazoviçi s'ka marrë kurrë informacion të klasifikuar nga NATO. Edi Rama, Gjukanoviçi dhe Kurti e kanë marrë këtë informacion që Kosova është në prag të një sulmi nga Serbia. Pavarësisht retorikës së Vuçiçit, ka që 18-vjeç me këtë retorikë. Ai luan rolin e ujkut dhe qingjit", u shpreh analisti Milaim Zeka.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.